Home KRYESORE 41 të vdekur në Turqi, përfundon kërkimi nën rrënoja

41 të vdekur në Turqi, përfundon kërkimi nën rrënoja

Ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi kanë nxjerrë nga rrënojat edhe dy trupat e fundit, duke e çuar në 41 numrin e viktimave nga tërmeti 6.8 ballësh që goditi lindjen e vendit mbrëmjen e së premtes.

Ministri i brendshëm turk, Suleyman Soylu, dhe kryetari i Agjencisë për Menaxhimin e Katastrofave dhe Fatkeqësive, Mehmet Gulluoglu, njoftuan se trupat e dy personave të zhdukur, u gjetën nën rrënoja dhe janë nxjerrë prej andej pa shenja jete.

Tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë la pas mbi 1600 të plagosur, shkatërroi 76 ndërtesa dhe dëmtoi më shumë se një mijë të tjera, duke detyruar qindra familje që të qëndrojnë në tenda, xhami, shkolla, salla sportive dhe konvikte.

Ndërkaq sipas autoriteteve turke, ekipet e emergjencës kanë nxjerrë gjallë nga rrënojat 45 persona./Opinion.al

Share: