Home KRYESORE Albini “populist” dhe fati i “Vetvendosjes” në politikën e Kosovës.

Albini “populist” dhe fati i “Vetvendosjes” në politikën e Kosovës.

Marrë nga grupi “Ik thyej qafën” në FB

Kanë kaluar 112 ditë nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare në Kosove. Albin Kurti si kryetar i lëvizjes “Vetvendosje” thërritet të krijoj qeverinë duke kërkuar bashkëpunim me LDK e zotit Mustafa. Albini i lindur një kryengritës tipik,për të bërë opozitarin e fortë,pothuaj se është çuditur edhe vetë që tanimë duhet të nderroj front nga opozitar,në pushtet. Albini deri dje,në sytë tanë ishte ai që i kundërvihej establishmentit politikë në Kosovë,madje edhe në Shqipëri. Po tani! Albini thellë thellë,nuk dëshiron të jetë kryeministër,pasi pas gjithë atyre pallavrave populiste,për bashkim të menjehershëm kombëtar(tip kuq-zi e Kreshnik Spahiut),për dhëmbët që i skërmitëte gjykatës speciale që nuk do ta njohi,për forcën që do i tregonte Serbisë,tanimë populli shqiptarë në Kosovë e ftoi me votë,të tregoj me vepra fjalimet e fjalëve të mëdha. Po a është në gjëndje Albin Kurti të përballet me gjithë këto,apo do zhgënjej thellësisht popullin që e zgjodhi edhe kjo do të përkthehet në fundin politik të tij?

I dërguari special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell deklaroi se kishte arritur një marrveshje me Serbinë për venien në funksion të linjës hekurudhore Beograd-Prishtinë. Ndërsa ministri i transporteve të Kosovës habitet,sepse e merr vesh nga mediat. Kjo tregon,se qeveritë në Kosovë,për vendimet e rëndësishme,kanë fuqi në masën zero,për vendimarrje. Albini këtë e di shumë mirë,ndaj edhe nuk e vë ujin në zjarr apo të lëshoj pe karshi Mustafës. Nëse lëshon pe Mustafa,Albin Kurti është automatikisht i fikur politikisht me një qeverisje që është e destinuar të dështoj,sepse nuk do ketë forcën të mbaj asnjë premtim nga idetë e mëdha,me të cilat ai doli forcë e parë në zgjedhje. Amerikanët,Kosovën e fituan me luftë edhe do ta mbajnë peng,derisa ata ta shohin të nevojshme. Amerikanët dhanë “Ok” për ushtrinë,megjithse Europa ishte e gjitha kundër. Siç po rrjedhin ngjarjet,vendosja e taksës 100% është ide e tyre,që Albini do ftohet ta heqi,për ti marrë diçka në shkëmbim Serbisë. Pra nga kundërshtar i fortë i regjimit të Vuçiç,Albini do jetë ai që në sytë e shqiptarëve pothuaj do poshtërohet,kur të ulet në tavolinë me Vuçiç e të firmosin me një shtërngim duarësh,i detyruar nga të tjerë. Amerikanët as e kanë ndërmend,ta luajnë Kosovën në rruletën e Albinit,pasi politika amerikane,nuk toleron kur bëhet fjalë për interesat e saj. Veprimi i të dërguarit të Trump i dha një sinjal të fortë,Kosovës po edhe Serbisë. I tregoj qeverive të Kosovës,se jemi ne ata që vendosim edhe jo ju. Po ashtu Serbisë,se Kosova na përket ne e jo juve. Ngjitja e Albinit në pushtet,nderkohë në sytë e shqiptarëve ka imazhin e opozitarit të fortë e të devotshëm,është as më pak e as më shumë një shkatërrim i pa shmangshëm i “Vetvendosjes”. Albini nga kundërshtari i fortë i establishmentit politik,ose do bëhet pjesë e tij,ose do i thotë jo pushtetit. Rrugë të mesme s’ka.

Share: