Home KRYESORE Amfiteatri i çudirave…

Amfiteatri i çudirave…

Nga Gladiola Busulla

Zëra të trishtë
jehojnë nga amfiteatri i çudirave.
Pa tigra, luanë e gladiatorë.
Arenë boshe,
ku zemrat,
Për vdekje përleshen.
Ligjet e pashkruara të jetës.
Atij që mbi supe të shkel,
Këmbët do t’i puthësh.
Përtej Lindjes dhe Perëndimit,
I gjithë globi
është një amfiteatër sfilitës.
Me njerëz që urrehen nga muzgu
Në agim.

Share: