Home KRYESORE Basha takim me diplomatët, çfarë u diskutua

Basha takim me diplomatët, çfarë u diskutua

Lulzim Basha së bashku me disa ish-deputetë dhe drejtues të partisë kanë takuar sot disa ambasadorë të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

Në mëngjesin e punës, janë diskutuar temat e aktualitetit politik në vend.

Në tryezën me diplomatët, janë diskutuar temat nga reforma elektorale, tek reforma në drejtësi.

Një vend kryesor të diskutimeve ka zënë dhe dekrimanilizimi.

Kjo temë është aktuale këto ditë, për shkak të rasteve të fundit të inkriminimit të disa kryebashkiakëve të emëruar nga Rama me zgjedhjet monopartiake të 30 qershorit 2019.

Share: