Home KRYESORE Bebja shqiptare 15-muajshe mbahej në burg, rasti trondit Francën

Bebja shqiptare 15-muajshe mbahej në burg, rasti trondit Francën

Një bebe shqiptare vetëm 15-muajshe përfundoi në qeli në rajonin e Normandisë në Francë, në një rast që ka tronditur këtë vend. Bebja ndodhej në qeli së bashku me prindërit e tij shqiptarë, për të cilët ishte dhënë një urdhër dëbimi.

Prindërit ishin në qeli që prej 27 janarit.

Ata refuzuan dy herë që të fluturojnë për në Shqipëri. Në rastin e parë në dhjetor refuzuan të fluturojnë veçmas. Kurse më 28 janar thanë se fëmija kishte temperaturë të lartë dhe policia erdhi në mes të natës.

Një ‘ushtri’ avokatësh u angazhuan për të mbrojtur këtë familje. Angazhimi i tyre dha fryte. Të enjten erdhi edhe lirimi, pavarësisht se shteti kishte kërkuar që të zgjatej koha e paraburgimit.

“Ky fëmijë është i sëmurë, ka humbur peshë që kur nisi të mbahet në qeli. Një bebe nuk e ka vendin këtu,” tha duke mbajtur lotët një avokate.

Franca është kritikuar edhe në të shkuarën për kyçjen në qeli të të miturve./SYRI.net

Share: