Home KRYESORE Nga cikli ‘Katakombet e kombit’

Nga cikli ‘Katakombet e kombit’

Nga Çapajev Gjokutaj

Nuk janë pak shqiptarët që jetojnë në vende të tjera dhe që me talent, këmbëngulje e përkushtim ia kanë arritur të ngjiten rrëpirave të suksesit.

Nuk janë vetëm këngëtarë e instrumentistë, madje as vetëm artistë e futbollistë. Pavarësisht sasisë, vijnë edhe nga fusha e biznesit si sipërmarrës të sukseshëm. Vijnë edhe nga fusha e dijes si studentë të shkëlqyer, madje edhe si studjues që bëjnë emër.

Bota ku veprojnë rrallë flet për origjinën e tyre shqiptare. Dhe vështirë ta fajësosh. Në suksesin e shumicës prej tyre kanë kontribuar shkollat, institucionet dhe kulturat e vendeve pritëse. Parë kështu, nuk janë produkt shqiptar.

E kundërta ndodh me botën e mafias. Sa herë e bie rasti, opinioni europian flet gojëplotë për “mafia shqiptare” si për një produkt të njohur e të pajisur me patentë.

Nuk jam në gjendje të them: mafiozët shqiptarë janë produkt vendi i eksportuar në Evropë, apo produkt europian prodhuar me “lëndë të parë” marrë nga Shqipëria?

( Nga cikli ‘Katakombet e kombit’ )

Share: