Home KRYESORE Dashuria dhe urrejtja për ty!

Dashuria dhe urrejtja për ty!

Nga Gladiola Busulla

Nën gërmadhat e shpirtit të djegur
Çeli trëndafili I dashurisë
Çeli për ty, qenia ime
E privuar nga ndjeshmëria dhe emocioni.

Ti ktheve në pranverë
Dimrin – acar brenda meje.
Të dashuroj duke të urryer
Dhe mazokizmi im arrin gjer aty
Sa mos të të shoh dot
Ndonëse emrin tënd e përsëris
Mijëra herë, në lutjet e mia.
Dashuria dhe urrejtja për ty
Më rrjedhin në damarë
Si jeta, si gjaku.
Ti je kulmi i marrëzisë
Një oqean ku përmbyten
Ishuj të tërë ëndrrash.
Të pres – dhe zjarri i zemrës sime
Shndërrohet në akull
Nga frika se ti s’do të vish.
Bota ime e zbehtë, e pikëlluar
Ndriçohet nga flakë që po vdesin.
Ato do të jenë lulet
Me të cilat do të zbukuroj
Varrezën e kujtimeve tona.
Të mendoj ty,
Me shpirt të ndrydhur
Dhe kuptoj se dashuria
Zbret tek unë,
Kur krenaria hesht
e ti je larg.

Share: