Home KRYESORE Dashuria ime e pamundur!

Dashuria ime e pamundur!

Nga Gladiola Busulla

Dashuritë e pamundura
I pëshpëriten veç hënës.
Parajsa është poezia
Që gishtërinjtë e tu
Gdhendën, mbi lëkurën time.
Regëtimat e zemrës përmbyllen
Në suazat e qenies sate.
Sfera e përsosur,
në qiellin e kadifenjtë!
Dëgjon psherëtimat e shpirtit,
Lutjet që shndrijnë
dhe angullimën e ujkut
në legjendën indiane.
Trupi im prej rëre
Shëmbëllen si Klepsidër e qelqtë.
Në dunat e tij,
Përhumbesh dhe kthjellesh
Sërish…
Dashuria ime e pamundur!
Për ty,
hënës,
diç i rrëfeva tinëzisht.

Share: