Home KRYESORE E papritur/ Basha e konfirmon: Marrëveshje me Ramën për zgjedhje të parakohshme

E papritur/ Basha e konfirmon: Marrëveshje me Ramën për zgjedhje të parakohshme

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore me Edi Ramën do prodhojë edhe zgjedhjet e parakohshme. Konfirmimi vjen nga kryetari i PD Lulzim Basha në një intervistë për Abc News.

“Ne i qendrojmë propozimit tonë për një qeveri tranzitore jo vetëm për të kaluar këtë krizë. Është një qendrim që ne nuk tërhieqemi. Është i shkruar në dokumentin që u paraqit të hënën. 100 ditë para zgjedhjeve vendi të ketë një qeveri tranzitore”, thotë Basha.

Rikthimin e papritur në tryezën e dialogut nuk e quan surprizë.

“Ne këtë hap kaq të rëndësishëm për të cilin kemi luftuar për t’ju dhënë të drejta shqiptarëve që të votojnë të pakërcënuar. Me kë do e bënim Reformën Zgjedhore, do linin Edi Ramën ta bënte me oligarkët dhe kriminelët apo me një Parlament fals. Padiskutim që ne jemi garancia që ky proces të bëhet ashtu siç duhet”, shprehet kryedemokrati.

Historia e Majit 2017 nuk do përsëritet sipas Bashës, pasi këtë herë ndërkombëtarët janë të ndërgjegjësuar si dikur për ligjin e dekriminalizimit.

“Është pjesë e dialogut që PD ka me gjithë faktorin ndërkombëtar dhe të gjithë përfaqësuesit e tyre në Tiranë, ç’ka bëhet edhe më e rëndësishme në këto kohë zhvillimesh, në veçanti Reformën Zgjedhore dhe të përpjekjes së PD dhe opozitës së bashkuar për ti dhënë zgjidhje kësaj krize poltike përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershm”, tha Basha.

I pyetur nëse fiton zgjedhjet Lulzim Basha do jetë kryeministër, po nëse i humb?

“Unë nuk mendoj se shqiptarët prekupohen nga pyetje për fatin e një individi, kushdo qoftë ky edhe kryetari i opozitës”, tha Basha.

I pyetur për marrëdhëniet me ambasadorët Basha tha se PD dhe ai kanë bashkëpunuar me ndërkombëtarët për interesin e shqiptarëve siç është heqja e vizave dhe futja e vendit në NATO.

“Shqipëria nuk është penalizuar për shkak të veprimeve të PD dhe opozitës. Denoncimet tona kanë qenë pasoja të aleancës së qeverisjes së sotme me krimin”, tha Basha duke shtuar se Shqipërinë e ka penalizuar shkatërrimi i rregullave politike.

“Për shtatë vite jemi përballur me një sjellje anti-politike“, tha demokrati.

Por, çfarë ka ndryshuar këtë vit? Ka ndryshuar Edi Rama apo Lulzim Basha?

Basha: Gjithë beteja jonë politike, që nga djegia e mandateve për shkak të krizës së thellë ku asgjë nuk funksiononte dhe gjithçka ishte fasadë, deri tek mos pjesëmarrja në zgjedhje bëri që të arrinim të rgrisnim fasadën e propagandës dhe ti tregonim shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve që këtu ka një krizë të rëndë politike dhe zgjidhja e kësaj krize kalon përmes disa hapash që është e përmbledhur në rezolutën e Bundestagut.

Ne kemi arritur objektivat politike. Sepse ndërkombëtarët dolën duke thënë se Shqipëria është në krizë dhe thanë që kjo kalohet duke bërë zgjedhje të lira./ Abcnews.al

Share: