Home KRYESORE Ermal Mamaqi, Vdekja e kalit dhe …. varri i kultures.

Ermal Mamaqi, Vdekja e kalit dhe …. varri i kultures.

Ka nje te mire ky marketing i papare i shfaqjes se E. Mamaqit. Me kujton nje nga filmat me te bukur te kinemase shqiptare. ‘Vdekja e kalit’ Sikur vaksinohem kur shkoh ‘Vdekja e kalit’ per te mbrojtur ate dije e kulture qe kam( ndjese per mungesen e modestise)

Ne lidhje me fjalen vdekje. Shqiperia e pas ‘90-es e ka te pamjaftueshem filmin ‘Vdekja e kalit’, sepse nuk eshte bere film i libri i At Zef Pllumit; apo i Pjeter Arbnorit; sepse nuk eshte xhiruar nje internim apo nje burg i diktatures e te shfaqet ne kinema. Perpjekjet modeste i ka bere me filmat dokumentare zj. Luli Progni e ndonje tjeter. Kaq. Pasi historia e vertete e popullit tone, sikur te shnderrohej ne nje film “Alla Steven Spielberg” apo “alla Ridley Scott”- do ishte nje film epik qe do ta ngrinte Shqiperine ne lartesine per te cilen jane perpjekur burrat e vertete te shtetit, qysh 100 vjet me pare.

Shqiperia ka pesuar shume vdekje, ka shkaktuar mjaft vdekje, ka zhdukur mjaft vdekje- por nuk ka gje me te rende nga vdekja e kultures.
E qeshura nuk i shkon ketij vendi paralel me vulgun e nivelit me te ceket. Humori eshte nje art i veshtire e kapercen nivelin e zhargonit te stisur.

Por filmi miliona fitimesh i Mamaqit nuk eshte pa gje.
Eshte nga rastet e pakta qe me pelqen kryeministri ne daljet e tij. Per here te pare shfaqi sinqeritetin e sojit te vet. Nuk genjeu, nuk ironizoi, nuk pergojoi. Thjesht nxorri ‘ç’i ka barku’.

A e mendoni se çfare filmi do shikonim nese do bashkohej muzika e Valentin Veizit, regjia e Albert Minges apo Anagnostit, skenari i bazuar mbi librin e Visar Zhitit apo Sami Repishtit, aktoret e shkelqyer…. ata qe edhe ti, lexues i vemendshem i ke ne mendje e do t’i shohesh ne film; dhe buxheti i rruges miliona eurosh te Astirit?!

Sigurisht, pa paruken e Edi Rames.

Share: