“Në spital” Nga Ilir Kadia
Në fakt mjekja u sherbeu me devotshmeri dhe fëmija erdh në terezi si me magji.Gruaja i tha burrit në sy të mjekes të mos kursehet dhe burri nxori saora kuletën e prej saj 100 euro!
Mjekja i tha se nuk ishte nevoja duke i bërë shenjë me sy nga kamerat. Ai e ndoqi nga pas ndërsa gruaja me djalin në krah priti në sallon kur mjekja dhe burri u futën në dhomën e mjekut pa kamera!
Burri po vonohej! Tre minuta por zgjaten tre orë për gruan me fëmijën në krah!
-Hë, i tha të shoqit kur ai doli nga dhoma e mjekes!
- Me zor ja futa!-tha ai i djersitur.
- Kë?!
- Njëqind euroshin! I kish xhepat plot.