Home KRYESORE Haradinaj: Marrëveshja për linjën ajrore nuk heq taksën për Serbinë

Haradinaj: Marrëveshja për linjën ajrore nuk heq taksën për Serbinë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është i bindur se marrëveshja e arritur për rivendosjen e linjës ajrore midis Prishtinës dhe Beogradit, nuk do të prekë taksën për prodhimet e Serbisë.

Haradinaj u shpreh se marrëveshja e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që pritet të zbatohet nga kompania gjermane, Lufthansa, ka një tjetër natyrë të transportit midis dy vendeve.

Haradinaj tha se kjo marrëveshje e re është pjesë e atyre të mëhershme, por nuk qartësoi nëse do të pranohen pasaportat kosovare në aeroportin e Beogradit.

Kujtojmë se autoritetet e Kosovës u kanë vënë taksë 100 për qind prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina në fund të vitit 2018. Me gjithë thirrjet e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara për heqjen e saj, ajo vazhdon të mbetet në fuqi.

Si pasojë e saj është ndërprerë edhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë./Opinion.al

Share: