Nga Eglantina Alliaj
Në mijëra vjet të njërëzimit, bimët janë përdorur për të krijuar ilaçe të ndryshme, për të krijuar çajra, vajra bimore, për të shëruar sëmundje apo edhe plagë, për ti ardhur në ndihmë njerëzimit, në një kohë kur mjekësia farmaceutike nuk ekzistonte fare. Të gjithë kemi dëgjuar nga gjyshërit tanë rolin dhe efektin që kanë këto bimë në shëndetin e njeriut. Herbalisti Irfan Gjeçi, një njohës i mirë i mjekësisë alternative na shpjegon në një intervistë për portalin “Vizion.com.al”, rëndësinë që kanë përdorimi i tyre edhe në ditët e sotme. Zoti Gjeçi prej vitesh merret me përpunimin e bimëve, të çajrave dhe vajrave bimorë. Ne vizituam ambientet ku herbalisti Gjeçi përpunon bimë të ndryshme. Ai na shpjegon me detaje edhe edhe përpunimin e vajrave, duke theksuar dhe rëndësinë që kanë. Ndërkohë që ne po bëheshim gati të zhvillonin intervistën, shumë njerëz hynin dhe dilnin, duke kërkuar këshilla për shqetësime të ndryshme që kishin, dhe duke blerë këto produkte bimore.
Duket se mjekësia bimore ka marrë një rëndësi të veçantë vitet e fundit, për shkak se njerëzit janë skeptik dhe dyshues tek mjekësia farmaceutike. Zoti Gjeçi ju prej vitesh përpunoni bimë mjekësore, të cilat i ktheni në ilaçe, sa është numri i bimëve që përpunoni?
Numri i bimëve mjekësore është shumë i madh, ndërsa numri që ne arrijmë të përpunojmë është rreth tek 100 bimë.
A është rritur interesi i njerëzve kohët e fundit për këto produkte të bimëve mjekësore?
Duke ditur se bimët kanë lindur para njerëzimit dhe dihet se bimët kanë qenë të parat ato që i kanë shërbyer njerëzimit kohët e fundit. Por në 200 në vjeçarin e fundit ra interesi i bimëve për shkak farmaceutikës. Kohët e fundit duke parë mosrezultatin më, duke futur hormone dhe duke parë ndërhyrjen në produktet bimore dhe në ushqimin e përditshëm, u pa se nuk kishte mundësi tjetër më njerëzimi, veçse ti kthehej traditës së vjetër, bimëve medicinal.
Ju keni eksperiencë me përpunimin e bmëve mjekësore, cili është përfitimi që keni marrë, dhe rezultati nga njerëzit?
Është një numër njerëzish, është e pamundur të thuash përfitimin që kemi marrë nga bimët në krahasim sa njerëz kemi ndihmuar dhe shërbyer. Është e pakrahasueshme shifra./Vizion.al
Produkte dhe vajrave bimorë: Përgatitja e vajit të blirit: