Firma e priteshme e Rames ne Beograd, “thike” per sigurine e lidhjet me NATO e BE…
…dhe sulmet paradoksale te medias afer tij ndaj vizites se Bashes ne Qendren e Mbrojtjes Civile ne Palmanuova, Itali!!
Zhvillimet drejt “Jugosllavise se Re” do te japin goditje te reja kunder interesave tona, te Kosoves, rruges europiane te Rajonit, nepermjet mekanizmave te Sigurise.
Mbas disa protokolleve konspirative te firmosura nga Rama per “Shengenin Ballkanik” te Vucic, qe kerkojne te lidhin ekonomikisht Rajonin me Unionin Euroasia, hapat e rinj po vijne si zgjerim i nje komploti te rrezikshem.
Krijimi i nje Force te Mbrojtjes Civile (ushtarake) me Serbine, qe aty eshte nje koperture e bashkepunimit ushtarak me Rusine, duke tentuar vendosjen e Kosoves para “faktit te kryer”, eshte nje thellim i procesit te «Jugosllavizimit» te Rajonit e shtyrjes se tij drejt Lindjes dhe ne nivelet e Sigurise.
Te tilla mareveshje ne mund te realizojme vetem me vende antare te BE e NATO sic eshte Italia, e jo me shtete, qe as aspirojne te hyjne ne NATO, perkundrazi…
Jam i bindur qe shpejt Vucic-Rama do te shpalosen dhe «projekte» te tjera Lindore ne nivelet gjeopolitike te lidhura me rruget e furnizimit te gazit, qe bijen ndesh me strategjite tona te BE e NATO.
Pa dyshim per te tilla «projekte» madhore te interesave energjitike, ku edhe Shefi Vucic eshte vetem nje ingranazh, kerkohen me pare rruget ekonomike me Euroasin, platforma te sigurise si ajo qe Rama kerkon te inicioje ne Beograd, vasalitetet politike ku Tirana ka hyre, te gjitha keto pjese e atij Konspiracioni te Madh, qe duhet ndalur me cdo kusht.