nga Artan Fuga
Për një filozofi e re në emergjencat civile!
Fakt: Tërmeti prek, dëmton të varfërit dhe jo të pasurit, bazën e shoqërisë, jo elitat financiare, politike dhe sociale të saj, vret ata që kanë pak të ardhura, jo ata që lundrojnë në pasuri, dëmton njeriun e thjeshtë, jo bosat!
Shembulli në Turqi e rikonfirmoi!
Nuk e kam zbuluar unë, unë nuk po rresht ta përsëris. E ka zbuluar i pari Zhan Zhak Rusoi! Por, në Shqipëri ja kanë harruar emrin!
E çfarë na duhen këta filozofët!!!
Ne na duhen të papunë.
Tërmeti nuk është dukuri vetëm natyrore. Eshtë dukuri socio-natyrore. Përndryshe do t’i godiste të gjithë njësoj.
Nuk thoshte kot Jezusi : Ti që nuk ke do të t’i marrin edhe ato që ke, jetën do të të marrin, ti që ke do të të japin edhe më shumë nga sa ke!
Prandaj ka rëndësi të mendojmë riparimin e dëmeve të tërmeteve që kaluam, por më rëndësi akoma ka të përgatitemi për një tërmet të ri.
Rasti i Turqisë të shkretë e vërtetoi më së miri këtë. Por, ka pushtet atje nuk ka llafe për këto punë. Për të tjerat hajde flasim e bëjmë llogje sa të duash!
Ish Perandoria nuk e le veten në dorë të Zotit ! I del Zot vetes! Të gjitha ish perandoritë qindravjeçare kështu janë! Kulturë e rrënjosur në adn e tyre.
Prandaj të mbledhim mendjen.
Të gjithë eskavatorët, vinçat, riportablat, kamionët, zetorët, buldozerët e privatit t’i gëzojë privati.
Por, shteti menjëherë duhet të bëjë rregjistrimin e tyre si pasuri e kombit në rast emergjencash civile.
Të dihet gjendja e tyre, të mirëmbahen, të dihet se ku parkohen, si janë shpërndarë në të gjithë republikën, me çfarë dhe sa kohë duhet të çvendosen në çdo pikë në rast nevoje, të dihen numrat e telefonit të pronarëve, të atyre që i përdorin, etj.
Po ra tragjedia, mobilizim ushtarak i tyre, pa tërci e vërci! Duke respektuar të drejtat pronësore, shpërblyer etj.
Të gjithë vozitësit e tyre të trajtohen sikurse të dihen qartazi kush ka profesione mjekësh, infermierësh, muratorës, xhenjerësh, gjeologësh, etj., që në rast nevoje të mobilizohen për të shpëtuar jetë njerëzish.
Të gjitha këta të konsiderohen pasuri kombëtare dhe të kenë status të privilegjuar. Të trajnohen, frymëzohen, mbështeten financiarisht!
Përndryshe në dorë të Zotit vërtet, dhe në dorë të ndonjë qeni ardhur nga larg, nga larg!
Mos thonë që nuk iu thamë!
Unë këtu flas si akademik, bëj punën time në shkencat sociale sepse administrimi i shoqërisë është përgjegjësi edhe e akademikëve!
Eh!
Jetë qeni – thuaj!
Lehni ju lehni ! – më thotë dikush nga brenda meje!