Pjesëtari i një prej familjeve më të njohura kriminale turke është arrestuar në Tiranë më 24 dhjetor të vitit të shkuar.
Faruk Baybesin, 53-vjeç është pjesëtar i familjes Baybesin që dikur drejtohej nga Husein Baybesin dhe që njihej si “Eskobarët e Europës”.
Ai është kapur nga autoritetet shqiptare në pikën kufitare të Rinasit teksa përpiqej të hynte në Shqipëri. Ndaj tij ka një dënim me 30 vite burg nga gjykata franceze e Loire Atlantique për trafik të heroinës në Evropë përgjatë viteve 1994 -1995.
Gjykata e Tiranës ka vendosur ndaj turkut të arrestuar masën e arrestit me 40 ditë me qëllim ekstradimin e tij në Francë. Edhe drejtësia francezë i ka përcjellë autoriteteve shqiptare kërkesën për dorëzimin e Faruk Baybesin.
Mësohet se edhe babai i tij, Mahmut Baybesin, është gjithashtu i dënuar si pjesë e rrjetit të narkotrafikut.
Karteli i familjes Baybesin me në krye Huesin dhe Abdullah Baybesin ishte i përhapur në Angli, Spanjë, Francë dhe Holandë. Përllogaritet se në mesin e viteve 90’ ata kontrollonin rreth 90% të tregut të heroinës që hynte në këto vende. Përfitimet që erdhën nga ky aktivitet kriminal janë rreth 10 miliardë paund një pjesë e të cilave janë investuar në prona dhe biznese përgjatë Mesdheut.
Krerët e familjes famëkeqe tashmë janë arrestuar të gjithë dhe vuajnë dënime të gjata të burgjet e europës. /Opinion.al