Home KRYESORE LAJM I FUNDIT/ OBSH shpall emergjencën botërore për shkak të Coronavirus

LAJM I FUNDIT/ OBSH shpall emergjencën botërore për shkak të Coronavirus

Coronavirus është shpallur tashmë një emergjencë globale nga Organizata botërore e Shëndetësisë. Shkak është bërë përhapja thuajse në të gjithë botën e virusit që e pati gjenezën në Kinë.

“Arsyeja kryesore nuk është ajo që po ndodh në Kinë, por çfarë po ndodh në vendet e tjera” – tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke bërë lajmërimin në një konferencë për shtyp pak minuta më parë. 

Frika sipas tij është përhapja e virusit në vende me sistem të dobët shëndetësor. Deri tani numërohen mbi 170 të vdekur dhe mbi 8 mijë të prekur nga virusi. /lapsi.al

Share: