Home KRYESORE Letër në Redaksi!

Letër në Redaksi!

Përshëndetje të dashur lexues të Perqasje.com!

Urime për një  Vit të Ri të mbarë për të gjithë ju: GEZUAR 2020!

Më lejoni të vij këtë rrallë pranë jush me një histori suksesi të një vajze të re e cila sot realizoi një nga ëndrrat e saj më të mëdha.
Bëhet fjal për Xhoana Kolua e cila ja doli të hapë sallonin e saj të parrukerisë në qendër të Lezhës, dihet pas shumë sakrificash personale dhe familjare.

Xhoana pas studimeve pran Shkollës së Mesme të Bashkuar “Llesh Nik Daka” në Shënkoll të rrethit të Lezhës, trasferohet në Tiranë. Per dy vite rrallazi do të studjojë dhe praktikojë zanatin e parrukeris tek “Parukeri e avancuar Qendra Multifunksionale <<NEW GENERATION>> deri në muajin qershor 2018 kur merr edhe diplomen në parrukeri. Vet ajo poston në rrjetet sociale këtë event duke falenderuar familjen në rrall të parë dhe veçanërisht nënën e saj Marija, e cila i dha mbështetjen më të madhe duke besuar në të.

Per kohet që kanë ardhur nuk është e leht as për vajzën as familjen e saj të qëndrojnë larg, prandaj komplimente të dyja palëve per kurajon. Të dëgjosh se të rinjt kanë inicjativë të bëjnë diçka në vendin e tyre na mbushet zemra me gezim dhe shpres, në një kohe kur lajmet e statistika pohojnë të kundërtën, se shumë të rinj largohen nga vendlindja per të kërkuar fatin e tyre jasht atdheut. Prandaj shembuj si Xhoana Kola janë të mirseardhur në kronikat tona sepse brenda dhe jasht atdheut të gjithë duam një Shqipëri që ecën përpara, brezat e rinj me zgjedhjet e tyre të guximshme janë shpresa e një së ardhme të begatë.

E mbylli këtë shkrim duke i uruar asaj suksese të mëtejshme dhe familjes së Marjan Kola begati për një vit të mbarë.
Ashtu urimi shkon edhe per redaksinë e Perqasje.com, miqësin reale dhe virtuale e  gjithë popullin shqiptar kudo që ndodhet nëpër bot.

GEZUAR VITIN E RI 2020!

Share: