Nga Exit News
Sindikata e Minatorëve të Bashkuar Bulqizës protestoi sot para Ministrisë së Financave, për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.
Në një postim në faqen e tyre në Facebook, ata parashtruan kërkesat e tyre si më poshtë:
- Rritje page
- Rishikim norme
- Pagesë për vjetërsi dhe vështirësi në punë
- Dëmshpërblim për aksidentet në punë
- Ndalje e presioneve ndaj punëtorëve
- Rikthimin në punë i sindikalistëve të pushuar në mënyrë të paligjshme
- Njohjen e statusit të minatorit
Minatorët shprehen se shteti ka mbajtur anën e kompanisë Albchrome në përplasjen mes tyre.
Prej 22 nëntorit mes minatorëve dhe kompanisë Albchrome ka patur përplasje. Ato nisën pas krijimit të SMBB dhe largimit nga puna të 4 themeluesve të saj. Sindikata e re është konfliktuar edhe me sindikatat ekzistuese, të cilat pretendojnë se kushtet dhe pagat në miniera janë përmirësuar.
Kompania ka hedhur poshtë pretendimet e SMBB, ndërsa sindikatat e vjetra kanë vënë në dyshim synimet dhe mënyrat se si po vepron sindikata e re. Në një shkrim të mëparshëm Exit News ka përmbledhur të gjitha pretendimet.