Home KRYESORE Një titull, nga ethet e mia të mbijë!

Një titull, nga ethet e mia të mbijë!

Nga Gladiola Busulla

Gjëmojnë lajmet për trupa të hedhur në det.
Askush nuk i quajti njerëz.
Pëshpëritet se në ëndrra
përqafonin një jetë më të mirë.
Rezultuan mall i pavlerë dhe i lirë.
Temperatura shënon 39 gradë Celsius.
Më duhet të djersij një poezi.
Të vjell një metaforë.
Një titull, nga ethet e mia të mbijë.
Dhembjen të gjithën ta teshtij.
Qerpikët zhvishen nga lotët.
Mendojmë se prej së keqes
të shpëtuar jemi,
Se skamjes shpirtërore
I qëndrojmë larg.
Por, mjerimi i botës
Pa mëshirë troket
Në çdo shtëpi, në çdo prag…

Share: