Home KRYESORE Përtej horizontit…

Përtej horizontit…

Nga Gladiola Jorbus

Përtej horizontit
Ngrydhen net të gjata e të trishta.
Motive të qëndisura me lot të përmallshëm.
Dashuri shtegtare që lajkave iu ngjajnë.
Përtej horizontit
Ditët zgjohen të lodhura.
Kujtesa,
dëmtuar nga hapet gjumëndjellëse.
Dhembjet,
hedhur mbi trotuare
Si zhele të panevojshme.
Përtej horizontit
Pasditet pinë çaj me vetminë.
Dhe zemra pret për një kraharor
Ku të mbështetet.
Përtej horizontit
Një tjetër kuti,
pret Pandorën e saj…

Share: