Home KRYESORE Porosia e sizmiologut:

Porosia e sizmiologut:

Mbani një sy hapur, Shqipëria ka hyrë në një fazë me aktivitet të lartë sizmik …

Institucionet shqiptare duhet të mbajnë një sy hapur sa i takon gjendjes së tërmeteve në Shqipëri. Sizmologu Rrapo Ormeni tha në emisionin “360 gradë” në RTV Ora se vendi ynë tashmë ka hyrë në një periudhë me aktivitet të lartë sizmik.

“Shqipëria duhet të ketë një sy hapur. Edhe në Shqipëri kemi pasur periudha me nivel sizmik të ulët siç ka qenë nga 1979-2019 dhe periudha me aktivitet sizmik të lartë. Këto periudha përsëriten.

Ne tani kemi hyrë në një periudhë me aktivitet sizmik të lartë. Këtë e tregoi tërmeti i Durrësit.

Këto periudha kanë ciklet e tyre. Nëse periudha me aktivitet sizmik të ulët zgjat 40 vjet, ato me aktivitet sizmik të lartë zgjasin 17-23 vjet” – tha Ormeni.

Share: