Nga Skender Tufa
27 janari, dita nderkombetare e holokausit
Duke qene pjese e atije populli fisnik qe tregoi vlerat me te larta humane ne kohen me te nxehte te luftes se dyte boterore , s’ka se si te mos jeme pjese e rrespektimit te kesaj dite vec pyes veten :- Nese Izraelitet nuk do te ishin ne majen e fuqise boterore a do te behej ky evenimet kaq rregullisht dhe me kaq perkushtim ?
- Pse pyes per kete ?
He, thjeshte, shoh qe perkujtohet protokolli i diktuar dhe harrohen pjeset qe na perkasin, dhimbjet, plaget, varret e humbur . Holokausin Shqiptare.
Ndoshta kjo ndodh sepse komunizmi vazhdon e keto perkujtime qe jane veprat e tije te pagjykuara te cilat e penalizojne dhe nuk munde te jene te deshirueshme e te pranuashme per mekataret fuqiplote
Ndoshta kjo ndodh edhe sepse atdhetari im eshte me i informuar per çfar i ka ndodhur te tjereve sesa çfar i ka ndodhur qytetareve te Shqiperise gjate genocidit komunist
Ose ndoshta qytetari i vendit tim eshte kthyer ne nje makine te kurdisur qe leviz, vepron, therret, gezon e brohoret kur bie tik-taku i kesaje kurdisje .
Ndoshta e ve ne levizje edhe interesi sepse nuk i thone pak, nderohen gjysherit e pronareve te botes.
Tanet, eh , e kujt i duhen .
Ata e ringriten kombin e tyre nga hiri sepse nuk i harruan dhimbjet, plaget, varret, rrugen e mundimshme te te pareve
Ndersa ne na e kane shkulur ate nerv qe na kujton te jemi vetvetja , na kane bere ne thellesi tru-shplarje kombetare
Nuk vlersojme se nga kemi ardhur, nuk vlersojme kujt i perkasim e as ku shkojme.
Hedhim syre tek te zhvilluarit e i admirojme pa gjykuar se ata kane arritur aty duke mbyllur plage e shkrire gjenerata djerse-kulluar .
Jo, me zgjedhen oligarkike te verbuar per para nuk mund te shkohet asgjekundi.
Jo, me krim te pa ndeshkuar nuk mund te kete zhvillim, nuk mund te kete progres.
Duke harruar te djeshmen, duke anash-kaluar krimin dhe pasojat e tije, duke mos kujtuar e vlersuar holokausin Shqiptar, mohojme vetveten, ringjallim krimin, vrasim te ardhmen
SKENDER TUFA