Home KRYESORE Rama mbron PPP-në e sterilizimit: Gënjejnë si derrat e knaqun…

Rama mbron PPP-në e sterilizimit: Gënjejnë si derrat e knaqun…

Koncesioni i ashtuquajtur i sterilizimit i cili është kryer me anë të formulës Partneritet Publik Privat ka qenë në qendër të akuzave për abuzim këto kohë, madje një padi është ngritur në SPAK për këtë çështje.

Kryeministri Rama ka vendosur të thyejë sot heshtjen duke thënë se i cilësuar akuzat për abuzim “dokrra shurdhuese” dhe se ata që akuzojnë që “gënjejnë si derrat e knaqun të Migjenit”

Rama shkruan se para këtij koncesioni Shqipëria kishte përqindjet më të larta të infeksioneve post-operatore në botë ndërsa tani “falë PPP-së së instrumentave mjekësorë dhe sterilizimit, përqindja e infeksioneve post-operatore ka rënë në përqindjen normale të mesatares evropiane”.

Megjithatë kryeministri nuk i është përgjigjur akuzës reale që i është bërë këtij koncesioni për abuzimet me cmimet e sterilizimit të pajisjeve mjekësore. Nisma Thurje e cila ka bërë padinë në SPAK ka deklaruar se ky koncesion është abuziv për shkak të tarifave qindra fish më të larta në sterilizim por nuk ka kundërshtuar idenë e sterilizimit.

Statusi i plotë i kryeministrit Rama

JU KANË RROKANISUR KOKËN ME DOKRRAT SHURDHUESE për PPP-të (Partneritetet Publike Privat) dhe e keni dëgjuar shpesh edhe “koncesionin e sterilizimit”, si një gjynah të madh të kësaj qeverie të poshtër, POR E VËRTETA ËSHTË se deri dje (dhe DJE jo 30 a 50 vjet më parë, po dje fare pak vite më parë) mjerë kush shtrihej në një sallë operacioni, se i’a hapnin barkun me pinca të kohës së dashurisë shqiptaro kineze, mbuluar me çarçafë të “sterilizuar” për të larë gojën, në operacione që këtu në Shqipërinë tonë pasoheshin me një nga përqindjet më të larta të infeksioneve post-operatore në planet

Ndërsa sot, falë PPP-së së instrumentave mjekësorë dhe sterilizimit, përqindja e infeksioneve post-operatore ka rënë në përqindjen normale të mesatares europiane, si REZULTAT i INVESTIMIT PRIVAT që ka garantuar instrumenta mjekësorë të cilësisë së lartë dhe sterilizim të standarteve europiane

Ju kanë kërdisur papushim me tam-tamin se PPP-të janë paratë tuaja që i dhurohen privatit, POR JO GËNJEJNË SI DERRAT E KNAQUN TË MIGJENIT

NË PARTNERITETET PUBLIK PRIVAT JANË PARATË E PRIVATIT QË INVESTOHEN PËR SHËRBIME SHUMË MË TË MIRA PËR JU, ndërsa shteti i’a shlyen privatit me këste në vite ato para dhe kur janë shlyer të gjitha, INVESTIMET KTHEHEN NË PRONË E SHTETIT

Ju besoni kë të doni e çfarë të doni, po ËSHTË E SIGURTË SE NËSE DO TË JU DUHET TË BËNI NJË NDËRHYRJE KIRURGJIKALE FALË PPP-së, NUK DO TË HIQNI TË KËQIAT E MËDHA QË HOQËN PËR DEKADA qytetarët e prekur nga infeksionet post-operatore (të cilat janë vetëm një prej disa të mirave të këtij Partneriteti Publik Privat). /Opinion.al

Share: