Home KRYESORE Rrëmbimi i 49-vjeçarit, Lala: Priten hetues britanik, makina e këngëtares

Rrëmbimi i 49-vjeçarit, Lala: Priten hetues britanik, makina e këngëtares

Policia njoftoi këtë të martë se 49-vjeçari, Jan Prenga humbi jetën gjatë kohës që rrëmbyesit e tij do ta transportonin në resortin Golden në Shijak, pasi e morën me forcë në rrugën London, në Kamëz.

Policia thotë se autorët e rrëmbimit dhe vrasjes janë Bajram Hajri dhe dy djemtë e tij Leonard Hajri dhe Elton Hajri, si dhe dhe Olsi Turja. Të katërt u arrestuan në një operacion të zhvilluar të hënën nga RENEA.

Në kërkim është shpallur Altin Hajri, pronar i resortit, ku dyshohet se u mbajt trupi i viktimës, përpara se të zhdukej. Ndërkohë në emisionin Opinion, gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje për këtë ngjarje të rëndë.

Policia u vu në dijeni se 4 persona kishin marrë peng një person. Në momentin e parë kur u mësua identiteti polica filloi hetimet nëse kishte rekorde kriminale. Viktima kishte patur më parë emrin Dodë Prenga dhe nuk kishte patur rekorde kriminale. Ka patur një përplasje në momentin e parë mes tyre përpara një parkukerie. Makina i ishte vjedhur një këngëtare tallavaje. Kjo makinë u gjet e djegur dhe targat ishin të falsifikuara. Autoritetet zbuluan më pas se vëllai i viktimës kishte rekorde kriminale në Britani dhe kjo zhvendosi fokusin e hetuesve. U sekuestruan të gjitha kamerat e sigurisë në zonë. Janë disa kamera sigurie dhe mes tyre edhe ato të resoritit luksoz të autorëve. Ka informacione se pamjet e kamerave të resortit tregojnë trupin e pajetë të viktimës duke u futur në resort”, tha gazetarja.

Po të shkosh në vendin e ngjarjes në momentin që e kanë marrë e kanë kapur dy persona nga këmbët dhe dy nga krahët. Ata donin të dërgonin mesazhe shumë të qarta për vëllain e tij i cili është përfshirë në afera të mëdha në trafikun e drogës. Vëllai i Jan Pregës është në përgjim nga autoritetet britanike. Këtu pritet të vijë një dosje e madhe dhe hetues britanikë”, theksoi më tej gazetarja.

Hetimet e policisë

Hetimet kanë zbardhur edhe shkaqet e rrëmbimit të Jan Prengës. Policia tha se ai ka ardhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatorët dhe rrëmbyesit, për shkak të disa konflikteve kriminale në Britaninë e Madhe.

Në resortin “Golden” dhe disa hotele e banesa policia sekuestroi 2 pistoleta, municione, 4 automjete e disa sende të tjera. Autorët e ngjarjes do të përballen me drejtësinë për disa vepra të rënda penale, si “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Moskallëzimi i krimit” apo “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje./ Opinion.al

Share: