Home Gjeo-Ekonomia Rreth strategjisë së Gabuar të PDIU-së

Rreth strategjisë së Gabuar të PDIU-së

Nga Artur Nura

Ne arenën politike shqiptare bashkimi i dy partive çame u mendua që padyshim do te sillte dimensione te reja te hartës se pushteteve ne Shqipëri. Sigurisht qe, nëse ky bashkim organizimesh politike merrte votat e mundshme te çameve dhe, keshtu ajo parti do duhej te synonte te ishte kryesuese ne garën për te qene parti e trete. 

Por ndërsa ishte dhe është mese e njohur qe kësaj partie të tillë nuk do i nevojitej të bridhte Shqipërisë për të gjetur elektorat, ndodhi krejt e kundërta! Ndërsa asaj i nevojitej vetëm të shkonte aty ku komuniteti çam ishte, është I përqendruar dhe ta bindte se I meritone votat e tyre, ajo beri te kunderten! 

Sigurisht qe për të arritur deri këtu PDIU-së i nevojitej vizion punë, largpamësi dhe strategji racionale që me sa u duk nuk e pati askush nga drejtuesit e saj per fat te keq!

PDIU shkoi e kërkoi vota në Kukës, Tropojë e gjetkë ku forca e vërtetë e popullsisë votuese e kish braktisur qytetet perkatese në migracion e emigracion.

PDIU-së i duhej të zbërthente këndvështrimin politik te Drejtësisë, Integrimit dhe Unitetit të politikës së sajë në filozofi Evropiane dhe jo Ballkanike siç edhe e bëri!

Strategjia politike radikale!

Roli elektoral i votave të Çamëve në qeverisje bëhet më imperativ edhe ndaj një mundësie sado modeste, por të sigurt, të ri-dimensionimit të asaj partie që do duhej të ishte të paktën forca e tretë parlamentare. Por duke mos bere asgje nga keto, ajo mbeti e vetme dhe prej saj ikën kuntribues historik te cilët ndërtuan parti tjetër dhe elektorati Cam e braktisi kur pa se ajo mori vota jo Çame dhe punësoi individë pa kontribute ne parti dhe qe nuk ishin çam!

E gjithë kjo panoramë pak fjalëshe, plus strategjise radikale qe ajo mbajti ndaj Athines zyrtare shkoi ndesh me koalicionet qeverisëse dhe sigurisht Athinës zyrtare me të cilën parimisht i duhet të bëjë llogari politike kjo parti shqiptare dhe jo luftë me mullinjtë me erë!

Kjo strategji e deritanishme e PDIU-së në Athinë ka gjetur interlokutor me korrespondencë vetëm organizime politike të cilat kanë pozicione radikale në Greqi dhe sigurisht periferike në pushtetet ultra-nacionaliste

Parimisht pavarësisht nevojës elektorale të padiskutueshme për PDIU, shumica parlamentare Shqiptare veçanërisht PS-ja dhe PD-ja, do i duhet të luajnë me një ekuilibër politik i cili nuk do mund të mbështesë një pozicionim radikal të askujt, veçanërisht me provimin e integrimit evropian për vendin tonë.

Një strategji racionale?

PDIU deri më tani nga Athina zyrtare ka gjetur indiferentizëm. Sigurisht që atje nuk mungon vëmendja ndaj asaj që prezanton kjo parti politike shqiptare me impakt historik për të. Histori të ngjashme dhe pengje të së shkuarës kanë edhe vende të tjera me më shumë pushtet në Evropën e Bashkuar ku dëshirojmë të jemi pjesë në të ardhmen edhe ne.

Nje partia e bashkuar e Çamëve për te ndërtuar dialogun me Athinën dhe Greqinë ku kanë lënë të shkuarën dhe pronat votuesit e saj, duhet ti kthehet një politike dialogu. Sigurisht duke i nisur tentativat nga Tirana dhe Shqipëria. 

Në të shkuarën ish PDI-a e cila ka qenë organizimi çam më efiçent në historinë e Çamërisë, arriti të sensibilizoje segmente të rëndësishme të Institucioneve Evropiane, por tangencialisht edhe Amerikane. 

Strategjia e saj ishte respektimi i standardeve Evropiane të Drejtave të Njeriut: respektimi i të drejtës së pronës, shtetësisë, gjuhësisë dhe pakicave. Në atë kohë jo pa reagime negative dhe emocionale nga komuniteti, nga zyrat e PDI-së doli strategjia politike e cila simbolizonte faktin se pakica Greke në Shqipëri dhe Komuniteti çam mund të ishin ura bashkëpunimi dhe integrimi midis Greqisë dhe Shqipërisë. 

Ndërkohë që u ideua dhe organizua pelegrinazhi deri në Qafëbotë, u organizua njëkohësisht e para përshpirtje ndaj Çamëve të mbetur të vdekur nga masakrat në Greqi, apo nga kalvari i rrugës për në Shqipëri ku jetojnë edhe sot. 

Të gjitha këto bënë të mundur që Çamët të gjenin interlokutor deri në institucionet më të larta evropiane: Komisioni dhe Parlamenti Evropian. Personalisht besoj se pa ura komunikimi dhe bashkëpunimi nuk arrihet aty ku nevojitet dhe, ajo që nevojitet për çështjen kombëtare çame. 

Besoj se kapacitet dhe largpamësia nuk i mungon Komunitetit Cam dhe unë personalisht uroj dhe besoj që pas provave te deri tanishme bashkimi i dy partive çame të ribehet me drejtues te rinj dhe te reagohet si duhet me një strategji të re politike per mbajtjen e amanetit te te pareve…

Share: