Video e publikuar këtë të mërkurë nga gazetari, Artan Hoxha ku sipas tij duket kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla, duke konsumuar kokainë ka ngritur edhe njëherë debatin për testin e drogës ndaj politikanëve.
Emisioni Opinion ka trajtuar pikërisht këtë video, ndërsa në rrjetet sociale është hedhur një sondazh.
“A duhet të jetë testi i drogës i detyrueshëm për politikanet?”, ishte kjo pyetja e sondazhit këtë të mërkurë ndërsa kanë marrë pjesë rreth 6500 votues. 95 përqind e tyre mendojnë se testi i drogës ndaj politikanëve duhet të jetë kusht.
Artan Hoxha, gazetar: Po të flasin këta, (i drejtohet toksikologes Amarda Gashi) se çfarë shohin me sy, ne do të kishim një tërmet tjetër në elitën politike.
Toksikologia Amarda Gashi: Për hir të së vërtetë ka shumë intelektual që nuk e mbështesin. Në fakt i përdorin duke thënë se nuk ndikojnë në aspektet e jetës time dhe pa afektuar në personat që kam afër. Me këtë justifikojnë dhe vazhdimin që kanë ndaj drogës për të marrë këto efekte për të justifikuar dhe varësinë që kanë krijuar. Por, në një farë mënyre nuk mund ta lëmë këtë në varësi të personave që droga iu ka ndryshuar përcaktimit të rreziqeve në jetë vendimmarrjes dhe pasojave që këto japin. Në zonat perfrontale i jep këto lloj ndryshimesh.
Artan Hoxha, analist: Duhet të funksionojë dhe një kontroll mendor për politikanët në nivele të larta, jo vetëm testi i drogës ./ Opinion.al