E përhumbur…
Nën tingujt e flladit që përkëdhel
Lashtësinë e jetës.
Magjepsur pas Zotit të deteve
E të stuhisë.
E mbështjellë, me aromën e ullinjve të Sunios
në epokën e kukullës virtuale.
Gishtërinjtë e mpirë shëtis,
në këtë gjysmerrësirë të gënjeshtërt,
ku ciklopët ndeshen me dallgët shkatërrimtare.
Para se të shfaqeshe ti
Idhull, demon a perëndi,
Poseidoni më kish falur
Tridhëmbëshin e tij.
Tutje e flaka.
Rrahjet e zemrës,
Bebëzat e syve.
Më nuk deshën
Që për të,
t’ia di.
E tash’
veç Ty të kërkoj…
në çdo Tempull,
në çdo Frymim,
në çdo Hyjni,
në çdo Mimikë,
në çdo Njeri.