Home KRYESORE Turizmi në Durrës pas tërmetit,Klosi: Do ia dalim! Xhaferri:Duhet drejtësi

Turizmi në Durrës pas tërmetit,Klosi: Do ia dalim! Xhaferri:Duhet drejtësi

Samiti i “Turizmit solidaritet dhe qëndrueshmëri” ka mbledhur në kryeqytetin shqiptar ministra dhe përfaqësues të turizmit nga të gjitha vendet e rajonit.

Në emisionin Opinion, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi është pyetur për një “ringjallje” të Durrësit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Blendi Klosi, ministri i Turizmit dhe Mjedisit: Hotelet nuk kanë pësuar gjë, dy tre hotele që janë dëmtuar. Durrësi nuk ka vdekur, është dëmtuar. Ka marrë një goditje dhe është një goditje e vërtetë. Kemi nevoje për PR.  Kompanitë janë shumë strikte në këtë situatë, kërkojnë certifikim zyrtar që hoteli nuk është i dëmtuar. Ne do ia dalim…

Ndërkohë për Ferdinand Xhaferrin, ish-ministër Turizmi situata nuk është “rozë” në Durrës.

“Nuk mund të ketë ringjallje po nuk u vendos drejtësi në vend. Duhet të dënohen ata që shkaktuan masakrën urbane. Ministri është përpjekur, nuk mund ta akuzoj. Por ministri është pjesë e një qeverie që ka dështuar. Nuk e ka ringjallur turizmin pas tërmetit, do jetë shumë e vështirë”, tha Ferdinand Xhaferri./ Opinion.al

Share: