Home KRYESORE “U bë miliarder pa punuar një ditë”/ Motra e Rezart Taçit i...

“U bë miliarder pa punuar një ditë”/ Motra e Rezart Taçit i kthehet Endri Shabanit: Është heroi im, punonte kamarier dhe flinte 3 orë në natë

TIRANE- Anika Taçi, motra e Rezart Taçit, biznesmenit të hidrokarbureve, ka reaguar ndaj aktivistit Endri Shabani, pas shkrimit të këtij të fundit  me titull “Prindër, na gënjyet!”. Në këtë shkrim Shabani përmend pasurimin sipas tij,  të disa oligarkëve në vend,  ku përmend edhe Rezart Taçin, për të cilin thotë se u bë miliarder pa punuar asnjë ditë.

“Por po shohim politikanë miliarderë që nuk kanë punuar një ditë në jetë. Pamë edhe se si u pasuruan Taçi, Beso, Zamiri, Çeti dhe gjithë “klientët” e privatizimeve, te cilët ranë në gjumë si përkthyes, kambist apo shoferë dhe u gdhine si pronare fabrikash e minierash të ndërtuara  me punen e miliona shqiptarëve. Na thatë “thuaj gjithmonë të vertetën, se gënjeshtra i ka këmbt e shkurtra”, shkruajti Shabani.

Nga Anita Taçi

Rastësisht qëlloj të lexoj “falë”miqve të përbashkët në facebook, një shkrim dhe më pas një sqarim për të njëjtin shkrim nga një djalë me emrin Endri Shabani. Nuk e njoh personalisht por mësoj që  është pjesë e shoqërisë civile” Nisma Thurje”. Nxitova ta lexoj pasi si cdo shqiptar mirëpres me padurim që nje grup i ri të mund te bëjë ndryshimin një ditë në këtë vend. Kam ndjekur disa lëvizje të tyret, nga media të ndryshme, pa ditur dhe pa u interesuar nga udhëhiqej. Më mjaftonte të shikoja pjesëmarrjen e disa pedagogëve, intelektualëve për të mos e nënvleresuar madje ta mireprisja. Eshtë për të qeshur, por cdo ditë fajësojmë prindërit tanë që na bënë njerëz të dashuruar me lirinë dhe të repektuar ndaj mendimit të kujttdo që flet me baza dhe llogjikë të pakundërshtueshme, por sidomos i kritikojmë që na bënë kaq te edukuar për të mos iu përgjigjur kërcnimeve,provokimeve, ligësisë dhe keqdashësisë, të jemi kaq modestë, mos të tregojmë kush jemi me fjalë, por me vepra, të mos tregojmë bamirësitë apo ndjenjat publikisht. Të punojmë dhe sfidojmë veten duke ndjekur  endrrat tona. Për të arritur këtu kemi qenë nxënës të shkëlqyer pavarësisht persekutimit komunist, kemi marrë pjeseë në grevën e studentëve për të ndryshuar dhe fituar lirinë e munguar, kemi studiuar në universitetet më të mira të perëndimit mes sakrificave dhe punës së fortë pasi askush nuk mund të na mbeshteste në ato kohë të fillimit të viteve 90. U kthyhem me shpresë të madhe në vendin tonë, pasi ky ka qenë qëllimi fillestar. Të jepnim edhe ne kontributin tonë ndoshta të “infektuar” nga patriotizmi i semurë prej të parëve tanë (luftetarë, prefektë e intelektualë “kërcënim” për injorancën e udheheqësve të atyre viteve). Ambienti që gjetëm ishte pak a shumë i njëjtë me atë që edhe vetë Endri ka gjetur pas studimeve (që aq shumë prindërit e tij kanë sakrifikuar).
Pavarësisht klimës së një konkurrence të padrejtë, mungesë edukate të punës, injorim për ata qeë dinin dicka më shumë suksesi ishte i veshtirë dhe në fund i pafalshëm nga të gjithë. Një sukses aspak rastësor si ç  mund të mendojë Endri dhe kushdo si ai. As i dhuruar nga ndonjë  palë politike sic kanë shkruar disa media dhe me të drejtë opinioni publik mendon, duke mos patur as prova dhe duke mos qenë afer realitetit tonë. Fuqinë e pushtetit të tretë, atë te mediave e njohëm mbi kurrizin tonë, madje edhe e prekëm duke e bërë… Cfaëe ndodhi, nuk funksionoi sepse nuk e përdorëm si armë kundër askujt dhe asnjë pale, por duke u iluduar se me sado pak mund të ndryshonim një mentalitet njerëzor që vështirë të crrënjoset. Ja pse ëndërrojmë tek “Endri” por shpejt kuptojmë që jo gjithcka që shndrin është flori. U zhgenjeva shumë ju them të drejtën. Menjehërë kuptova (për të disatën hërë mbi kurrizin tonë) që të flasësh kundra të gjithëve na bën me interesantë, ndoshta edhe më të besueshëm. Sa e thjeshtë është të citosh emra, të flasësh pr punën dhe jetën e dikujt pa qënë e nevojshme të pyesësh personin apo njerëzit rreth tij, institucionet me të cilët bashkëpunon dhe papritur njerëzit të besojnë pasi janë të prirur ta bejnë atë. Nese Endri dhe shumë Endra të tjerë do pyesnin do të zbulonin se Taci (sic e therret ai) apo Rezarti (heroi im) sic i therras unë është njeriu më pozitiv dhe i dashur që mund të njohësh. Njeriu meë intelektual, i zgjuar, i sëmurë pas punës dhe lirisë personale. Njeriu që donin ta bënin qytetar nderi (jo ne vendin e tij) në kohen kur ishte “thjesht” nje kamarier. Fatkeqësisht për Endrin, Rezarti nuk ishte thjesht një kamarier por një njeri që studionte dhe punonte ditë e natë, lexonte libra mbi ekonominë, politikën, të mencurit, filozofët. Flinte apo jo 3 ore natën. Këtë jua siguroj. Rezarti është njeriu që bëri atë që shumë shqiptarë në grup nuk e kanë bërë. Ai i vetëm ia arriti por e pagoi këtë zgjedhje. E pagoi shumë por është i lumtur pasi nuk humbi lirinë për të cilën luftoi aq fort që në bankat e shkollës së mesme ku spiunë komunistë e ndiqnin hap pa hapi për shkak se shprehej dhe ngrinte zemrat e miqve kundër diktaturës. është ai Rezart që për shumë vite studioi dhe u specializua në fushën e naftës si një inxhinier (dhe jo si nje kamarier) për të bërë të mundur rimëkëmbjen e një pasurie të madhe shtetërore dhe që shteti s’diti kurrë ta bënte. Nuk mund të fajësojmë Rezartin për ligjet mbi privatizimet, dhe s’mund ta fajesojmë ,por ta ndihmojmë kur bën gjithçka, për punonjësit e tij dhe zonën përreth. Po, sepse nëse përsëri Endri do të pyeste do të zbulonte rrugët që janë bërë falë tij në zonën e Ballshit, energjia elektrike që i ofrohej falas gjithë komunitetit, operacione jashtë vendit të punonjësve apo familjarëve me paratë e tij personale, ku familja shpesh nuk dinte asgjë. Nuk pushoi nga puna asnjë edhe pse ajo punë mund të bëhej me 100 vetë, por paguheshin 2000.  Kjo vetëm e vetëm pasi ishte dhe është nje komunitet i tërë që jeton vetëm me atë punë. Filloi dietat për punonjësit, shperndau qumësht pas shumë vitesh si i vetmi kundërhelm dhe së fundmi zbuloi dhe prodhoi blue diesel me atë lloj teknologjie që ka lënë të mahnitur cdo profesionist të huaj. Ishte një ëndërr për këdo që e njihte mirë atë teknologji. Të gjitha këto i ka bërë në ato 4 vjet ku kishte formalisht pronësine, por ku realisht u la të punonte vetëm pak muaj. Shumë do të zbulonte Endri, edhe për një shoqatë femijësh me aftësi të kufizuar që prej vitesh jetonin dhe kuroheshin me paratë e tij. Nuk i ka bërë që të dukej dhe më vjen ndot nga vetja kur i radhis të gjitha sot, por mesa duket, pas shumë vitesh baltë dhe mungese informacioni, është e nevojshme të dihen për të mirën e së vertetes. është e nevojshme në mënyrë që Endri dhe të gjithe intelektualet apo pedagoget që e ndjekin të mund ta mbeshtesin sa herë është i drejtë dhe i saktë, por jo kur drejton gishtin pa pyetur veten. Pavarësisht se pranon që e njeh vetëm përmes medias, nuk ngurron të shkruajë dhe citojë sërish. Që të mund të vazhdoj të kem respekt për iniciativat e tij dhe për të qenë koherent me veten, uroj që këtë replikë miqësore ta publikojë edhe në faqen e tij. Jo vetëm për të, por për respekt të të gjithe atyre që me devotshmëri dhe shpresë e ndjekin.
Bëje ndryshimin Endri duke filluar nga vetja. Uroj një ditë të mund të të takoj nga afër dhe pijmë një kafe të gjatë, sepse shumë kemi për të ndarë si ish studentë të perëndimit me shpresa e ëndrra plot.

Shënim: marrë me shkurtime nga Dosja.al

Share: