Prokuroria e Posacme Anti- korrupsion, apo siç njihet ndryshe SPAK ka pushuar hetimin penal ndaj tre gjyqtarëve që pranuan gjykimin e shkurtuar ndaj Dritan Dajtit dhe e kthyen me dënimin e përjetshëm me 25 vite burgim.
Për tre gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli nuk janë gjetur elementë të veprës penale. Ata u hetuan pas dyshimeve per korrupsion, por akuzat nuk u provuan.
Dritan Dajti i akuzuar për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009 i shpëtoi burgimit të përjetshëm kur pikërisht Apeli i Krimeve të Rënda me këtë trupë gjykuese pranoi gjykimin e shkurtuar dhe e dënoi me 25 vite burg.
Ndërkohë Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Dajtin me katër burgime të përjetshme ndërsa Apeli me 25 vite burg. Ky vendim ngjalli debat ndërsa ishte pikërisht ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila kërkoi hetim për gjyqtarët. Kryeministri Rama po ashtu e cilësoi si akt kriminal dhe premtoi se ky vendim do të zhbëhej. Prokuroria bëri rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit kurse gjyqtarëve iu bë kontroll në banesa./news24