Home KRYESORE VIDEO/ Momentet e vjedhjes së institucioni kredidhënës, kapet autori

VIDEO/ Momentet e vjedhjes së institucioni kredidhënës, kapet autori

Me kapuç në kokë dhe nën kërcënimin e një leve, një 28-vjeçar grabiti kështu dy ditë më parë një institucion financiar kredidhënieje në zonën e Komunës së Parisit.

Autori është identifikuar nga specialistët e hetimit të krimeve në Komisariatin e Tiranës nëpërmjet kamerave të sigurisë.

Sipas njoftimit të policisë, pas identifikimit është bërë kapja dhe arrestimi i 28-vjeçarit D.K, banues në Tiranës.

Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një biçikletë, me të cilën u largua pasi kreu vjedhjen, si dhe një shumë prej 45000 lekësh të rinj.

Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. /Opinion.al

Share: