Home KRYESORE VIDEO/ Rrufe në mes të resë së vullkanit, pamje apokaliptike nga Filipinet

VIDEO/ Rrufe në mes të resë së vullkanit, pamje apokaliptike nga Filipinet

Autoritetet Filipine kanë kërkuar një “evakuim total” të afro gjysmë milioni njerëzve pranë kryeqytetit Manila, pasi hiri i një vullkani shpërtheu deri në 14 kilometra lartësi të dielën duke nxitur paralajmërime për një shpërthim të mundshëm.

Vullkani Taal, rreth 37 milje (60 kilometra) në jug të kryeqytetit Manila në ishullin Luzon, është një nga më aktivët e vendit. Pamjet nga vendi i ngjarjes të hënën treguan rrjedha të llavave që fillojnë të gërryejnë kanalin e vullkanit, qielli sipër tij është mbushur me re të dendura dhe është errësuar nga hiri dhe avujt.

CNN@CNN

Dramatic video shows bolts of lightning as a volcano spews ash up to nine miles into the air in the Philippines.

The country has raised the alert level, meaning an “explosive eruption” could happen in the coming hours or days: https://cnn.it/30jd7AY 

7107:00 PM – Jan 13, 2020Twitter Ads info and privacy430 people are talking about this

Instituti Filipine i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë (PHIVOLCS) e ka ngritur nivelin e alarmit në katër, që do të thotë se një shpërthim i vullkanit mund të ndodhë në orët ose ditët e ardhshme. Niveli i tij më i lartë i alarmit është pesë, duke treguar se shpërthimi po ndodh.

Vullkani Taal nuk është në të vërtetë shumë i madh, por ai konsiderohet ndër më të rrezikshmit në botë, për shkak të numrit të njerëzve që jetojnë në afërsi të tij.

Nëse shpërthen, hiri, i cili mbart copa mikroskopike prej qelqi, mund të përhapet 100 kilometra ose më shumë, duke kontaminuar furnizimin me ajër dhe ujë në vende të largëta. Më shumë se 25 milionë njerëz jetojnë brenda 100 kilometrave nga vullkani.

Të dielën, hiri vullkanik u përhap deri në qytetin Quezon në veri të Manila, duke shkaktuar pezullimin e të gjitha fluturimeve në aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit.

Fotografitë nga pasojat e së dielës tregojnë se hiri po përzihet me shiun, duke krijuar një llum të trashë të zi që ka mbuluar makinat, rrugët dhe shtëpitë në disa qytete. Hiri është edhe më i rëndë se dëbora, që do të thotë grumbullime të tepërta, veçanërisht kur përzihen me shi, mund të shkaktojnë shembje të çative.

Përveç rreziqeve të menjëhershme të shëndetit dhe dëmtimit strukturor, një shpërthim i mundshëm gjithashtu mund të sjellë pasoja afatgjata për ekonominë e zonës.

Vullkani ka parë shpërthime të fuqishme më parë. Një shpërthim në vitin 1754 zgjati gjashtë muaj, dhe shpërthimi më vdekjeprurës i tij mori 1.335 jetë në 1911. Ai shpërtheu përsëri në 1965, duke vrarë 190 njerëz, dhe vazhdoi të kishte katër shpërthime të vogla që nga atëherë. /Opinion.al

Share: