Gazetari është shprehur se personat e shpallur në kërkim kanë precedent penal dhe dyshohet se janë po të njëjtët persona që kanë marrë peng dhe kanë vrarë persona të tjerë në Vlorë.
TIRANË– Policia prej dy ditësh ka shpallur në kërkim 5 persona, të cilët akuzohen se janë pjesë e grupit që kanë rrëmbyer dhe më pas e kanë vrarë. Gazetari Elton Qyno, i ftuar sot në studion e lajmeve në Report Tv është shprehur se personat e shpallur në kërkim kanë precedent penal dhe dyshohet se janë po të njëjtët persona që kanë marrë peng dhe kanë vrarë persona të tjerë në Vlorë.
“Personat që janë në kërkim janë me precedentë penal, si për vrasje dhe për trafikim të lëndeve narkotike, por mund të kenë marrë dhe personat e tjerë peng, pasi Vlora është përmendur disa herë për pengmarrje dhe janë vrarë dhe me çekiç.
Kjo është vërtetuar dhe nga dëshmi të tjera. Hetimi deri në këtë fazë është që ende nuk është dërguar çështja në Gjykatë dhe nesër ose pas nesër do jetë seanca për masën e sigurisë”, u shpreh Qyno.
Ngjarja u zbardh nga Policia e Shtetit dy ditë më parë, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, ndërroi jetë 7 orë pasi u mor peng dhe u varros në rrethinat e resorit. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që ai ose i vëllai, pistë kjo e pakonfirmuar ende, nuk iu dhanë personave të mësipërm. Droga doli nga porti por nuk shkoi kurrë në destinacion… Policia ka ndaluar 5 të dyshuarit kryesorë për ngjarjen. Bëhet fjalë për dy kushërinjtë Elton e Leonard Hajrin dhe babain e Altinit, Bajram, 64 vjeç. Në kërkim janë edhe 4 të tjerë. Dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora.
(A.B. Dosja.al)