Home Gjeo-Ekonomia Ambasadori Soreca: 97% e shqiptarëve duan BE, nuk shohin “plan B”

Ambasadori Soreca: 97% e shqiptarëve duan BE, nuk shohin “plan B”

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ditën e sotme ka prezantuar metodologjinë e re të zgjerimit të Unionit. 

Ndërkohë me anë të një statusi në Twitter, ambasadori Soreca ka thënë se pas një sondazhi të bërë, 97% e qytetarëve shqiptarë e mbështesin hyrjen e vendit të tyre në Bashkimin Evropian. Kjo sipas Sorecës konfrimon edhe një herë qëndrimin e shqiptarëve se nuk shohin alternativë tjetër.

“97% e qytetarëve mbështesin hyrjen në BE. Kjo konfirmon se qëndrimi i shqiptarëve ndaj Bashkimit Evropian nuk po ndryshon dhe ata nuk shohin një plan B për vendin e tyre. Kjo i jep një mandat të fortë por edhe një përgjegjësi të madhe BE-së dhe shteteve anëtare të saj ndaj qytetarëve.” shkruan Soreca. 

Soreca sot gjatë prezantimit të metodologjisë së re të zgjerimit të Unionit Evropian se tashmë pritet që të bien dakord edhe vendet skeptike.

Top Channel

Share: