Home Gjeo-Ekonomia Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës: Rrugë pa kthim, Republika Srpska do...

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës: Rrugë pa kthim, Republika Srpska do të shpallë pavarësinë, SHBA nuk na ndal

BOSNJE- HERCEGOVINA

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë- Hercegovinës, Milorad Dodik ka kërcënuar duke thënë se Republika Srpska do të largohet nga Bosnja dhe do të shpallë pavarësinë.

Dodik shprehet se Republika Srpska ka dy rrugë, të largohet ose të shkatërrohet nga një paketë “vdekjeprurëse” e bërë nga bashkësia ndërkombëtare dhe partitë e boshnjakëve në Sarajevë.

Ai shton se Gjykata Kushtetuese boshnjake po vendos kundër interesave të Republikës Srpska dhe kjo e fundit duhet të luftojë tashmë për pavarësinë e saj.

(BalkanWeb)

Share: