Home KRYESORE “Arrestimi i Henri Çilit po marketohet si fryt i reformës në drejtësi”...

“Arrestimi i Henri Çilit po marketohet si fryt i reformës në drejtësi” reagon gazetarja Eni Vasili: Qesharake dhe e nxituar, mund të hetohet në gjendje të lirë

Gazetarja e njohur, Eni Vasili ka reaguar në lidhje me ndalimin e kolegut të saj, Henri Çilit. Ajo thotë se me aq sa e njeh Henrin e ka të pamundur që të besojë që ai është përfshirë në të tilla çështje dhe me bindje thotë që nuk ka asnjë lidhje me to.

Sipas Vasilit, arrestimi i tij po marketohet si fryt i reformës në drejtësi dhe kjo është diçka qesharake për analistët. Më tej në fjalën e saj, Eni Vasili thekson se Henri Çili nuk është një njeri me rrezikshmeri shoqërore, por një njeri i fjalës dhe akademizmit. Sipas saj ai mund të hetohet edhe në gjendje të lirë.

“Henri është një koleg dhe bashkëpuntor i cmuar dhe jam e prirur të besoj që ai vetë ndodhet në mes të njē keqkuptimi të madh. Sigurisht akuzat janë të rēnda por me aq sa e njoh Henrin e kam të pamundur të besoj që ai është përfshirë në të tilla cështje dhe kam bindjen që ai nuk ka asnjë lidhje me to. Jam e prirur t’i besoj deklaratës që ai vetë ka bërë se nuk ka asnjë lidhje me akuzat. Ajo që më bën përshtypje është që arrestimi i tij po marketohet si fryt i reformës në drejtësi. Kjo me duket qesharake dhe e nxituar. Nëse reforma është bërë për të arrestuar analistët mendoj se jemi larg asaj që të gjithe kemi shpresuar nga ky investim i madh. Henri Cili nuk është nje njeri me rrezikshmeri shoqërore, por nje njeri i fjales dhe akademizmit , ndaj mendoj që mund të hetohet edhe ne gjëndje të lire”, -shprehet Eni Vasili.

Share: