Home KRYESORE Arrestohet botuesi dhe analisti Henri Çili, akuzohet për korrupsion te organet e...

Arrestohet botuesi dhe analisti Henri Çili, akuzohet për korrupsion te organet e drejtësisë?!

Publikojme kete lajm duke qendruar ne pritje te konfirmimit ose pergenjeshtrimit te tij!

“Arrestohet pedagogu, botuesi dhe analisti Henri Çili. Mësohet se Çili është arrestuar orët e para të mëngjesit të sotëm për llogari të policisë së Gjirokastrës me akuzën për korrupsion te organet e drejtësisë.

Burimet thanë për News24 se bashkë me Çilin janë arrestuar dhe 7 persona të tjerë, mes tyre dhe një avokat, të cilët dyshohet se janë transferuar nën forca të shumta policore drejt Gjirokastrës. Ndërkohë ka dhe disa persona të shoqëruar.

Arrestimet kanë ardhur pas hetimeve disa mujore nga prokuroria e rrethit të Gjirokastrës dhe dyshohet se ndikuan tek gjyqtarët për të liruar nga burgu disa persona.

(BalkanWeb)”

Share: