Home KRYESORE Balla-gazetarëve: Mos harxhoni kohë me transmetime historish idioteske

Balla-gazetarëve: Mos harxhoni kohë me transmetime historish idioteske

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka cilësuar “idioteske” akuzën e Presidentit Meta për “grusht shteti”.

Në një dalje për mediat, Balla u tha gazetarëve të mos harxhojnë kohë të transmetojnë “histori idioteske grushtesh shteti” por se “ vëmendja duhet të jetë tek procesi i rindërtimit”

“Rruga europiane të cilën e mbështesin shqiptarët nuk mund të pengohet nga asnjë kapriço personale e asnjë politikani. Rruga europiane është më e sigurt se kurrë. Gjatë qeverisjes së Edi Ramës Shqipëria mori statusin e vendit kandidat. Ka dhe politikanë apo individë që harrojnë se halli personal nuk mund të mbivendoset mbi aspiratat e shqiptarëve. Mos harxhoni kohë me transmetime të historish idioteske grushtesh shtetit. Vëmendja duhet të jetë tek procesi i rindërtimit”, tha Balla.

Pyetur nëse konflikti mes Kuvendit dhe Presidencës do të ndikojë në tryezën e përbashkët me opozitën për Reformën Zgjedhore, Balla tha se “kjo është çështje që i takon opozitës”.

Ai shtoi se “Presidenti është një prej aktorëve të lidershipit të opozitës” dhe ironizoi se “Meta mund të marri lirisht pjesë në tryezat që Lulzim Basha organizon me opozitën në selinë ne PD”. /Opinion.al

Share: