Home POEZI Dedikuar Kosovës – 12 vite Pavarësi

Dedikuar Kosovës – 12 vite Pavarësi

Nga Gladiola Busulla

Një duzinë me vite,
mbi supe mban Kosovë.
Dielli po të nxeh më gjatë.
Era po të fshik më fort…
E bukura Kosovë!
Me derte thurur velin.
Me buzët gjak e puthur.
Me sytë që pikojnë lot.
Nusja e trishtë,
mbetur me djepin bosh.
Si shqipe ngrihesh!
Krenare, fluturon mbi re.
Kosovë plot ëndrra,
që prej shekujsh, prehen
e dergjen nën dhe.
Ti gjuhë e imja,
Kosovë!
E njëjta zemër,
që në dy trupa rreh.

Share: