Dhoma Amerikane e Tregtisë në vendin tonë ka mbajtur ditën e sotme një konferencë këtë të hënë ku është folur rreth ndërtimit të një klime të qëndrueshme biznesi.
Enio Jaco, President i Dhomës Amerikane të Tregtisë ka përmendur edhe skandalin me “Duty Free”, ku sipas tij kjo kompani është penguar që të investojë në vendin tonë.
Jaco është shprehur se klima e biznesit në Shqipëri ka disa probleme edhe pse ka pasur sukses në punën që është bërë. Sipas Jaco problemi qëndron tek konsultimi publik, i cili nuk është respektuar.
Duke marrë si fakt se Shqipëria renditet e 82 në raportin e “Doing Bisness” më krahasim me fqinjës, Jaco ka thënë se në vend duhet një reformë e thellë në mënyrë që të përmirësohet klima e biznesit.
Ndër të tjera Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë ka deklaruar se klima negative e biznesit në vend ndikohet nga tre probleme
“1. Tejzgjatja e kohës për marrjen e lejeve të ndërtimit. 2. Ndryshimi i shpeshtë i taksave. 3. Zbatimi i kontratave, pasi nuk zbatohen. Korrupsioni pengon seriozisht investimet e huaja në Shqipëri pasi është i përhapur. Rasti i fundit është ai i Duty Free, ku u dëmtuam nga burokracitë. Ka marr pjesë në tender me Aeroportin e Rinasit e ka fituar, planifikon të investojë 3 milionë dollar, dhe sot ndeshet me çështje ligjore që s’ka lidhje me biznesin e tij. Ky është rasti specifik kur dikush ka dashur të investojë dhe është penguar. Kemi pasur edhe sukses por edhe vështirësi. Është konsultimi publik, pasi ligji për konsultimin publik nuk respektohet. Ligji i detyron që të njoftojnë për çdo ligj 20 ditë më para, nga analizat tona nuk është respektuar. Asnjëherë nuk është përmbushur niveli minimal dhe nuk na ka lënë kohë të japim mendimin e duhur për shumë ligje. Ky mosrespektim ka efekte negative në besimin e biznesit. Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes të marrë një rol më të madh për këtë rol.Si performon Shqipëria me vendet e rajonit? Kjo është pyetja më e madhe. Shqipëria renditet e 82 në raportin e Doing Bisness, dhe të gjithë fqinjët janë më lart se Shqipëria për biznes. Mali i Zi në vendin e 17. Duhet reformë e thellë për klimën e investimve, për të përmirësuar situatën. Shqipëria ka potencial, është vend i favorshëm gjeopolitik, është vend i NATO ofron siguri , ka marrëdhënie me SHBA, kemi popullsi të re, kemi fuqi puntore të re më të mirën ne rajon. Ne kemi kushte unike për ta bërë Shqipërine Lider në rajon. Prandaj duhet përmirësuar klima e biznesit.”- tha Jaco.
Ndërkohë, pas kësaj deklarate, ka reaguar dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha ka theksuar se korrupsioni është problemi kryesor që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja.
Kryedemokrati thekson se korrupsioni në nivele të larta po i vjedh të ardhmen vendit tonë, ndërsa shton se Shqipëria po shkatërrohet nga Qeveria “Rama”.
Reagimi i Bashës
Dhoma Amerikane e Tregtisë ka konstatuar (pa asnjë surprizë) se korrupsioni është problemi kryesor që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja. Është korrupsioni në nivelet më të larta që në mënyrë të pafalshme po i vjedh të ardhmen vendit tonë. I njëjti institucion i respektuar vlerësoi po sot potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për të thithur investime. Por ky potencial për zhvillim po shkatërrohet nga një qeveri që në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit dhe korrupsionin. / Opinion.al