Home KRYESORE Deklaratë e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës për Luginën e Preshevës

Deklaratë e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës për Luginën e Preshevës

Nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund shkruhet në deklaratën e përbashkët të ministrive të Jashtme të Shqipërisë dhe Kosovës.

Dy ministritë kanë rënë në ujdi për një deklaratë të përbashkët në lidhje me mbështetjen ndaj koalicionit politik të partive në Luginën e Preshevës.

Kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca ka publikuar deklaratën, e nënshkruar edhe nga ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Shqipërisë sqaroi se deklarata është bërë pas takimit të përbashkët midis dy ministrave në Selanik, ku ndodhet në Konferencën e Nivelit të Lartë për Perspektivën Evropiane.

Deklaratë e Përbashkët:

Në cilësinë e drejtuesve të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë nënvizojmë edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës. Ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë. Ndaj, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund!” . /Opinion.al

Share: