Home KRYESORE Detaje/ Altin Hajri i dënuar në Itali, OFL i sekuestron pronat

Detaje/ Altin Hajri i dënuar në Itali, OFL i sekuestron pronat

Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me aksionin e parë të OFL, goditja ka qenë mbi Altin Hajrin.

Policia njofton se resorti “Golden” dhe një karburant, në pronësi të “kokës” së krimit, Altin Hajri, janë vënë nën sekuestro dhe brenda 15 ditësh dosja e tij do të kalojë në SPAK. Me vendosjen e kësaj mase sekuestroje, objekti kalon në administrim të Agjencisë së Administrimit të Aseteve.

Jo më shumë se 15 ditë SPAK duhet t’ia dorëzojë dosjen Gjykatës Speciale, e cila ka 15 ditë kohë për të konfirmuar masën e sekuestrimit, duke hapur rrugë për konfiskimin përfundimtar të pasurisë së Altin Hajrit, që më pas do të vendoset për shembjen e këtij objekti, si dhe do të marrë paratë, makinat dhe tokat, që zotërohen nga Hajri.

Sekuestrimi i pasurisë së Altin Hajrit bëhet në bazë të elementit të urgjencës të parashikuar në Ligjin Special. Ai është shpallur në kërkim nga policia për akuzanë “rrëmbim ose mbajtje peng e personit e kryer në bashkëpunim”, e cila lidhet me vrasjen e Jan Prengës.

Altin Hajri rezulton se është i dënuar me burg nga autoritet italiane të drejtësisë, me urdhër arrestin e datës 15.08.2015, për akuzën “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”./ Opinion.al

Share: