Home KRYESORE Dyshime për Koronavirus në Shqipëri, dalin rezultatet e 13 personave

Dyshime për Koronavirus në Shqipëri, dalin rezultatet e 13 personave

Ministria e Shëndetësisë informon se në mbrëmje ka përfunduar testimi i pesë rasteve të dyshuara për koronavirusin COVID-19, të cilat kanë rezultuar negative.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se deri në këto momente, nuk ka raste të konfirmuara të koronavirusit COVID-19 në vendin tonë dhe janë testuar gjithsej 13 raste të dyshuara, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127, në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike. /Opinion.al

Share: