Home POEZI E tëra asgjësohem, kur ti nuk je…

E tëra asgjësohem, kur ti nuk je…

Nga Gladiola Busulla

Sa herë zgjohem dhe të shoh përbri
Ndihem e qetë, e përtërirë.
Goja ime merr ngjyrën e agimit të purpurt.
Lehtas murmurit për dashurinë.
E tëra asgjësohem, kur ti nuk je.
Ndihem si një pirg,
Një kështjellë e rrëzuar.
E përhumbur, në një botë që s’njoh.
Jam e çrregullt, konfuze, nëse nuk je.
Lumturia – plastelinë në duart e tua.
Ashtu siç buzëqeshja ime, të prehet mbi buzë.
Nuk e di më,
ç’do të thotë të jetosh pa ty.
Dhe vitet rrjedhin e bëhen shekuj…

Share: