BRITANI E MADHE
Një shqiptar në Britaninë e Madhe, i cili është në burg për vjedhje në seri është bërë lajm në mediat më të rëndësishme në vend, për shkak se ai, në kundërshtim me ligjin, poston foto në Facebook.
Kjo ngjarje ka bërë që autoritetet britanike të alarmohen, për shkak se celularët po përdoren brenda ambienteve të qelive, raporton “The Telegraph”.
Shqiptari që poston foto në rrjetet sociale quhet Dorian Puka. Ai akuzohet për grabitje të sendeve të shtrenjta në banesa.
(d.xh/ Balkanweb)