Home KRYESORE Familja Prenga hap dyert e mortit/ Ende nuk e kanë trupin, operacioni...

Familja Prenga hap dyert e mortit/ Ende nuk e kanë trupin, operacioni i kërkimit në ditën e 8, por pa sukses

Prindërit e Jan Prengës, i rrëmbyer në datën 17 janar 2020, kanë hapur dyert e mortit për të pritur ngushëllimet sipas riteve, megjithëse trupi i pengut të zhdukur nuk është gjetur ende.

Në kohën kur edhe dita e 8 e kërkimeve të policisë u mbyll pa asnjë gjurmë që do ti çonte hetuesit në vendin ku është fshehur trupi i 49 vjeçarit, për familjen janë shuar shpresat se Jan Prenga mund të jetë gjallë. 

Familja thotë për Top Channel jashtë kamerës se do flasë vetëm atëherë kur të gjendet trupi i të afërmit të tyre, i cili ishte kthyer nga emigracioni dhe jetonte me të ardhurat e një ambjenti të dhënë me qira. 

Për dëshmitarët që u gjenden afër vendit ku ai u rrëmbye nga katër persona, është me e lehtë të heshtësh përsa kohë prokuroria dyshon se Jan Prenga u rrëmbye pas konflikteve të trafikantëve me vëllain e tij lidhur me një sasi prej 260 kg kokainë. Ngarkesa besohet që ishte siguruar në Ekuadur tek trafikantë atje, përmes Dritan Rexhepaj, por nuk u dorëzua më në destinacion, prej vëllait të pengut, shtetasi Astrit Prenga. 

Kjo gjë solli edhe rrëmbimin e tij me urdhër të grupit të Dukagjinit, emrat e të cilëve u treguan në polici nga vëllai tjetër i pengut, shtetasi Anton Prenga. Ndërkohë thotë thotë për Top Channel se 6 ditë nga rrëmbimi i Jan Prengës, grupit në fjalë ju dorëzua një pjesë e kokainës së bashku me 700 mijë paund, por ai nuk u kthye. Deri tani janë arrestuar pesë persona, ndërsa tetë të tjerë janë shpallur në kërkim. Policia tregon për Top Channel se ka gjetur disa qese të zeza në një kosh plehrash që janë dërguar për kqyrje në laboratorin e kriminalistikës, së bashku me pamjet e kamerave të sigurisë që zbuluan disa nga bashkëpunëtorët në këtë krim./Anila Hoxha/

Top Channel

Share: