Home KRYESORE Fshehja e të vërtetës dhe paniku i pajustifikuar, njësoj të dëmshëm

Fshehja e të vërtetës dhe paniku i pajustifikuar, njësoj të dëmshëm

Nga Mentor Kikia

Deklarata e Ministres së Arsimit kundër vendimit të një shkolle private)si dhe heqja e licenses) pas pezullimit te mësimit, si masë mbrojtëse kundër virusit, shkaktoi reagime në rrjet kundër këtij qëndrimi.

Situata është shumnë e thjeshtë: Asnjë drejtues, qoftë në shkollë publike apo private, nuk mund ta urdhërojë pezullimin e mësimit. Pezullimet, apo shtyrja e afatit shkollor, bëhet vetëm nga ministria e arsimit.

Nëse do të kishte një situatë emergjente shëndetësore, atëherë masa e pezullimit nuk do të zbatohej vetëm mbi një shkollë private, por mbi gjithë sistemin. Siç po ndodh në Itali, ku janë pezulluar edhe universitetet, transporti u udhëtarëve me trena e autobuza, e çdo aktivitet tjetër.

Nuk kam si qëllim ti dal në krah ministres, por ne duhet të dimë të sillemi edhe në kushte jo të zakonshme sikunder eshte kjo situate.

Sa i takon virusit, janë njësoj të rrezikshme, si përhapja e panikut ashtu dhe fsheja e të vërtetës.

Share: