Home KRYESORE Gazetarja nga Italia: Bojkotoni Ermal Mamaqin…

Gazetarja nga Italia: Bojkotoni Ermal Mamaqin…

Nga Adela Kolea

Çfarë ka ndodhur kësaj radhe në Shqipëri, për të bërë të mundur mbërritjen e jehonës deri këtej nga ne të Diasporës, të një farë Mamaqi? 🤔🎬🎥

Ç’është ky Mamaqi?

Artist estrade?

“Ka bërë një film!”, – thonë.
“Film komercial”, – thonë po ashtu.

Po ç’ka përtej komerciales në Shqipëri, me gjithë respektin e atyre pak personave që kultivojnë vlerat e mirëfillta – e nga pak edhe këtu në Itali sa për atë… – mos është tallavaja e atyre me emra arti të tipit “Tani Nishtulla”, “Toni Alidemsi”, “Xhimi Kombinatsi” etj, zhanër shpirtëror e muzikor i lartë, me cilësi, i rafinuar?

Apo mos janë ato moderatoret e plastifikuara nga koka te këmbët?

E më flasin për “ndotjen e Lanës”…
Po plastika që mbartin këto femra aman, ç’i shkakton ambjentit vallë…?
A s’është komerciale edhe ajo plastikë, apo dhëmbët si pllaka wc-je që kanë vënë të tëra njëlloj femrat atje?

E qenka për t’u bojkotuar “filmi komercial i këtij Mamaqit”…
Po telenovelat turke?
Po fjalori karnevalesk i politikanëve?

Bëni një bojkot gjeneral ama, një revolucion të mirëfilltë kulturor e artistik, ju lutem, e derisa të gjitha hallkat e zinxhirit që i varet në qafë mentalitetit vendas, i keni fallco e komerciale, Ermalin propozojeni për ndonjë “Oscar”, për të qenë linearë e koherentë…
Ju përfaqëson, thjesht! 😉

Share: