Grabitësi serial Astrit Thaçi që ra në prangat e policisë ditën e djeshme nuk ka vepruar i vetëm sipas policisë.
Në njoftimin e bluve të Durrësit njoftohet arrestimi i një 20-vjeçareje me iniciale A.B.
Sipas policisë ajo dyshohet se e ka përkrahur shtetasin Thaçin duke i dhënë ndihmë për të mos u kapur nga forcat e Policisë.
A.B rezulton të jetë banuese në Tiranë. Ndaj sa tashmë rëndon akuza penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Astrit Thaçi ra mbrëmjen e djeshme në prangat e policisë pasi kishte kryer 8 grabitje në 7 ditë, e fundit mëngjesin e djeshëm në një argjendari në Elbasan. /Opinion.al